Nga kryeqyteti në shtëpi

Futboll

Nga kryeqyteti në shtëpi

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:27
Elbasani

Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian këtë të diel në ‘Elbasan Arena’ në orën 20:00 për të luajtur ndeshjen e javës së 6-të të Superiores.

Verdheblutë kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive dhe do të tentojnë një tjetër surprizë duke ndalur kampionen në fuqi.

Pas transfertës së madhe në kryeqytet, pritet sërish një turmë tifozësh tashmë në shtëpi dhe klubi nuk ka vonuar duke nxjerrë menjëherë në shitje biletat.

Çmimet varjojnë nga 200 lekë pas porte, 300 ‘karshia’ e deri në 1000 apo 2000 lekë në tribunën kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat