Tentoi të vidhte shtëpinë e Di Marias

Futboll

Tentoi të vidhte shtëpinë e Di Marias

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:41
Pamje

Një shqiptar 32-vjeçar i njohur me iniciale R. P., është dënuar me gjashtë vjet për tentativën e grabitjes në shtëpinë e ish-kampionit të Juventusit, Angel Di Maria, më 6 tetor 2022, për të cilën prokurorja Valentina Sellaroli kishte kërkuar 12 vjet e tetë muaj.

Përveç grabitjes kishte dhe 13 akuza të tjera, duke përfshirë rezistencën dhe plagosjen e një zyrtari publik dhe tentativën për dhunë private, për tentativën për t’u arratisur me një makinë Alfa Romeo të një qytetari.

Gjyqtarja Angela Rizzo pranoi argumentin e mbrojtjes dhe e uli krimin nga grabitje në tentativë për vjedhje.

Gjyqtari i seancës paraprake, e shpalli të pafajshëm Perskurën edhe nga akuza e grabitjes së një vile tjetër njëzet ditë më parë dhe e mbajtjes dhe marrjes së pistoletës pa karikator të gjetur jo shumë larg shtëpisë së kampionit argjentinas.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga policia, ishte një grup i vogël prej tre personash që tentuan të hynin në vilën e Di Marias, por bashkëpunëtorët arritën të arratiseshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat