Sadiku nuk i ndahet golit dhe në Indi, shënon nga distanca

Futboll

Sadiku nuk i ndahet golit dhe në Indi, shënon nga distanca

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:43
Armando Sadiku

Armando Sadiku vijon t’i ketë shumë të mira raporton me golin edhe në Indi, me fanellën e Goas.

Në ndeshjen shtëpiake ndaj Jamshedpur, në kohën shtesë të pjesës së parë, sulmuesi kuqezi me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur portierin Albino Gomes.

Kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçari luan në Indi.

Në sezonin e kaluar, Sadiku realizoi 8 gola dhe dhuroi 1 asist me fanellën e Mohun Bagan.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në këtë edicion të ri futbollistik, me pritshmëritë që janë të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat