Të ardhura rekord për derbin e së dielës Inter-Milan në “San Siro”

Futboll

Të ardhura rekord për derbin e së dielës Inter-Milan në “San Siro”

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:44
Pamje e stadiumit

Interi dhe Milani pas sfidave në Champions, kanë nisur të mendojnë për derbin e së dielës. Një sfidë për të cilën “San Siro” është gati të veshë fustanin e saj më të mirë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, është e sigurt që të gjitha biletat e stadiumit do të jenë të shitura për derbin e së dielës.

Dhe jo vetëm kaq.

Sfida Inter-Milan që do të luhet në fundjavë po shkon drejt një arkëtimi rekord prej 7 milionë eurosh, një shifër që do ta lejonte atë të kapërcejë 6.6 milionë eurot e ndeshjes Inter-Juve në tetor 2019, rekordi aktual absolut në historinë e Serie A.

Sa i përket ndeshjeve derbi, rekordi është ai i shtatorit 12 muaj më parë, i cili përfundoi me rezultatin 5-1 për zikaltërit dhe një arkëtim prej 6.2 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat