Vojvoda pëson lëndim

Futboll

Vojvoda pëson lëndim

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 21:59
Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda pësoi lëndimit në ndeshjen që Torino e zhvilloi në fundjavë ndaj Lecces në Serie A.

Sipas njoftimit të klubit, lojtari i Kosovës, ka pësuar zgjatje të muskulit të këmbës së majtë.

Vojvoda u zëvendësua në minutën e 20-të, ndërsa Torino nuk ka njoftuar se sa gjatë do të jetë jashtë fushës mbrojtësi 29-vjeçar i krahut të djathtë.

Vojvoda është prej lojtarëve kyçë te skuadra elitare e Italisë dhe ka luajtur katër ndeshje në Serie A dhe një ndeshje për Kupë të Italisë.

Mbrojtësi i djathtë për “Dardanët” ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ndaj Rumanisë u ndëshkua me karton të kuq në humbjen 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat