PSG po vuan mungesën e yjeve në aspektin e marketingut.
Për herë të parë pas gjashtë sezonesh, klubi francez ka mangësi në shitjet e fanellave, që kanë pësuar rënie.
E pritshme, kur merr parasysh faktin se tashmë në Paris nuk luajnë më yje si Leo Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe. Largimi i tyre ka sjellë pasoja në financa, por jo në fushë.
Trajneri Luis Enrique, pas fitores 1-0 me Gironën në Champions League ka zbuluar “yllin” e ri të skuadrës kryeqytetase. Nuk është një lojtar, por grupi.
“Po, ne kemi një yll në skuadër. Eshtë një yll që shkëlqen më shumë se cdo gjë tjetër: skuadra! Ky është ylli ynë, skuadra. Më duket një gjë fantastike, një ndjesi e mirë, kur sheh se lojtarët luajnë për njëri-tjetrin.
Të gjithë për një dhe një për të gjithë, si tre musketierët”.