Tanevski largohet, Imeri pritet të emërohet trajner i ri i Besës

Futboll

Tanevski largohet, Imeri pritet të emërohet trajner i ri i Besës

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2024 Në ora: 22:25
Imeri

Aleksandar Tanevski sot është ndarë nga skuadra e Besës së Dobërdollit, anëtar i ri i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Papritur ka ndarët rrugët me klubin shqiptar.

Ai qëndroi në stol për vetëm tetë muaj e gjysmë, pasi mori stafetën e trajnerit në janar të këtij viti.

Raportohet se trajneri i ri i skuadrës do të jetë Berat Imeri. Imeri në të kaluarën ka drejtuar Voska Sportin, si dhe ka qenë edhe trajner i të rinjve të Shkendijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat