Ish-trajneri i Shkendijës së Tetovës, Bruno Akrapoviç, ka marrë ofertë nga Besa e Dobërdollit.
Besa sot zyrtarizoi ndarjen me trajnerin Aleksandar Tanevski dhe kandidati i parë për pasues të tij është 56-vjeçari Akrapoviç.
Nëse përgjigja e Akrapoviçit është negative, trajneri i ri i Besës pritet të jetë ish-trajneri i Voska Sport, Berat Imeri.
Besa synon mbetjen në elitën e futbollit maqedonas.