Gjatë intervistës së dhënë për “Relevo”, lojtari i Atletiko Madridit, Anhel Korrea foli edhe për thashethemet e merkatos, teksa zbulon se ka qenë afër kalimit te Milani.
“Isha afër kalimit te Milani.
Pse nuk ndodhi transferimi? Ditën e fundit, gjithçka ishte gati të vinte në vend dhe Miguel Anhel Gil Marín më thirri. Ai (CEO i Atletikos) nuk donte që unë të largohesha, më kërkoi të mos shkoja.
Milan është një klub i madh, unë doja të shkoja, të provoja të luaja.
Por në fund nuk doli asgjë. Këtu dihem si në shtëpi dhe jam shumë i lumtur,” tha mes tjerash Korrea.