Milani tentoi dhe dështoi për Osimhenin

Futboll

Milani tentoi dhe dështoi për Osimhenin

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 23:01
Victor Osimhen

Victor Osimhen në verë mund të ishte bërë lojtar i Milanit.

Ky lajm deri më sot nuk ishte raportuar në asnjë media, por prapaskenat kanë dalë me vonesë.

Chelsea tregoi gjithashtu interes për sulmuesin nigerian, i cili vijon të jetë nën kontratë te Napoli, por është huazuar për një sezon te Galatasaray.

I pyetur për interesimin e vonuar të Milanit për Osimhenin, Zlatan Ibrahimovic nuk ka thënë as “po”, as “jo”. Duket sikur ai ka dashur të japë një mesazh konfirmimi: “Nuk dua të them një gjë për këtë temë”, ishte reagimi i suedezit.

Gjëja e paparashikueshme dhe e pashpjegueshme te Milani do të ishte paga që kërkon lojtari. Ai është aktualisht në kuotën e 9 mln euro neto në sezon, shifër që te kuqezinjtë nuk e merr askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat