Conte rikthehet me emocione në Torino

Futboll

Conte rikthehet me emocione në Torino

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 23:02
Antonio Conte

Antonio Conte këtë fundjavë do të ketë një ndeshje speciale. Napoli i drejtuar prej tij (paga 9 mln euro neto në vit) do të përballet me Juventusin, skuadra ku tekniku ka punuar vite më parë, duke e marrë deri në finalen e Champions League.

“Historia ime nis me 13 sezone si lojtar i Juventusit, ku unë isha kapiten dhe kam fituar gjithçka. M’u dha mundësia të bëj tri vite si trajner në një moment të vështirë dhe të nis një cikël fitues. Jam i lumtur për këtë”.

“Mendoj se jam pjesë e historisë së Juventusit për atë që kam dhënë. Kur je lojtar, nuk i vendos ti të gjitha, por në stolin e trajnerit po. Aty vendos shumë”.

“Gjithmonë jam përpjekur t’i nderoj klubet ku kam punuar . Sot kam kënaqësinë e pamasë të stërvit një ekip si Napoli. E konsideroj krenari. Do të jetë emocionuese të rikthehem në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat