Lojtari i KF Rilindja kryen me sukses operimin

Futboll

Lojtari i KF Rilindja kryen me sukses operimin

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 23:25
Albion Bahtiri

Lojtari i skuadrës së seniorëve të klubit futbollistik Rilindja nga Prishtina, Albion Bahtiri ka kryer me sukses një operim të tij.

Këtë e ka bërë të ditur klubi prishtinas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndër të tjerash, KF Rilindja i ka uruar rikthim sa më të shpejtë futbollistit.

“Ne jemi me ty në çdo hap të rikuperimit dhe presim me padurim rikthimin tënd në fushë më i fortë se kurrë!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Albioni si 19 vjeçar iu bashkua klubit në janar të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat