Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, sonte me Bayerin startuan furishëm në edicionin e ri të Champions League.
Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Feyenoordit në Roterdam.
Xhaka si zakonisht ka luajtur nga minuta e parë
Futbollist i ndeshjes është Florian Wirtz i Bayer Leverkusen.
Ai u vlerësua me notën 9.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Xhaka mori notën 6.8.