Do të nis sot xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Dukagjini.
Për shkak të mbylljes së stadiumit “Fadil Vokrri”, ky ballafaqim do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.
Pas humbjes në derbi nga Ballkani, Prishtina do të kërkojë të rikthehet te fitorja, derisa Dukagjini u mposht nga Malisheva në Klinë në ndeshjen e fundjavës së kaluar.
Prishtina është në pozitën e katërt me shtatë pikë, kurse Dukagjini në të shtatën me gjashtë sosh.