Barcelona u mposht në ndeshjen e saj hapëse të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve, me Monacon që doli si fitues me rezultat 2-1 të enjten.
Katalunasve iu desh të luanin mbi 80 minuta me 10 lojtarë për shkak të largimit të hershëm të Eric Garcias me të kuq, dhe pavarësisht se u kundërpërgjigjën nga goli, ata në fund u mundën.
Hansi Flick dha vlerësimin e tij pas ndeshjes dhe ai pranoi se Barcelona nuk ishte mjaft e mirë për të siguruar diçka nga përballja.
“Ne u përpoqëm në çdo moment, por duhet të pranojmë se ata e meritonin të fitonin”, ka thënë fillimisht Flick pas ndeshjes.
“Tani duhet të rikuperohemi dhe të kthehemi më të fortë. Kemi edhe shtatë shanse të tjera”.
“Duhet ta pranojmë këtë disfatë. Jam i sigurt se me kthimin e lojtarëve të lënduar, ne do të jemi një ekip më i fortë”, përfundoi trajneri i Barçës.
Flick gjithashtu konfirmoi se Marc Casado është mirë, pas një goditjeje që pësoi në fazat e fundit të ndeshjes.
Barcelona do të shpresojë që mesfushori i ri të jetë mirë për t’u përballur me Villarrealin këtë fundjavë në La Liga.