Alexander-Arnold paraqet ofertë për të blerë skuadrën e njohur të Ligue 1

Futboll

Alexander-Arnold paraqet ofertë për të blerë skuadrën e njohur të Ligue 1

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:47
Trent Alexander-Arnold

Ylli anglez i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold thuhet se është i interesuar të blejë një klub të njohur të kampionatit francez, Ligue 1.

Sipas gazetës L’Equipe, nga një burim francez i nivelit të parë, Alexander-Arnold është në rrugën e duhur për t’u bërë pronari i ri i klubit të Ligue 1, Nantes.

Babai i mbrojtësit të Liverpoolit, Michael, thuhet se zotëron fondin e investimeve që ka bërë ofertën për blerjen e klubit francez që aktualisht zotërohet nga biznesmeni francez Waldemar Kita.

Trent shpreson të përfshihet në këtë marrëveshje dhe dëshiron të bëhet pronar i Nantes.

Oferta besohet të jetë rreth 100 milionë euro plus 40 milionë euro në klauzola të tjera shtesë.

Bisedimet janë në fazën fillestare, por një marrëveshje thuhet se mund të arrihet mes palëve.

Alexander-Arnold thuhet se ka konsideruar blerjen e AS Saint-Etienne dhe Le Havre përpara se të zgjedhë të vazhdojë me ofertën e tij për Nantes, të cilët kanë fituar tetë tituj francezë në historinë e tyre.

Mbrojtësi anglez tashmë është aksioner minoritar në ekipin francez të Formula 1, Alpine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat