Katër pasuesit e mundshëm të Fonsecas nëse shkarkohet nga Milani

Futboll

Katër pasuesit e mundshëm të Fonsecas nëse shkarkohet nga Milani

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:48
Fonseca është nën vëzhgim intensiv në San Siro

As një barazim në Derby della Madonnina kundër Interit nuk do të mjaftojë që Paulo Fonseca të shpëtojë vendin e tij të punës, ndërsa si zëvendësues i mundshëm po konsiderohet Igor Tudor, pas tre emrave të mëhershëm të përmendur.

Trajneri i Milanit, Fonseca është nën vëzhgim intensiv në San Siro, pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para në të gjitha garat.

Raporte të shumta thonë se kuqezinjtë do të shkarkojnë portugezin nëse humbasin kundër rivalëve të qytetit Inter të dielën, por sipas raportit të fundit nga Corriere dello Sport, edhe një barazim mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Drejtuesit e kuqezinjve dhe këshilltari i RedBird, Zlatan Ibrahimovic janë të pakënaqur me rezultatet dhe paraqitjet nën drejtimin e trajnerit të ri.

Mbrojtja ka qenë veçanërisht zhgënjyese pasi Milani duket edhe më i brishtë se nën drejtimin e Stefano Piolit.

Corriere dello Sport konfirmon se Maurizio Sarri, Edin Terzic dhe Thomas Tuchel po konsiderohen si zëvendësues të mundshëm të Fonsecas, por emri i fundit i shtuar në listën e Milanit është ish- trajneri i Lazio dhe Hellas Verona, Igor Tudor.

Ish-reprezentuesi i Kroacisë, Tudor u largua nga Lazio në qershor dhe aktualisht është pa klub. Sipas Corriere dello Sport, ai është në marrëdhënie të mira me Ibrahimovicin dhe aftësitë e tij menaxheriale ‘tundojnë’ drejtorët kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat