Ilir Daja buzëqesh

Futboll

Ilir Daja buzëqesh

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:50
Dinamo

Dinamo do të luajë këtë të diel përballë Teutës, sfidën e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të startojë në orën 20:00.

Në prag të kësaj ndeshje, Ilir Daja ka marrë një lajm mjaft të mirë, duke shtuar kështu forcat për sfidën e vështirë ndaj “Djemve të Detit”. Kapiteni Bruno Dita është rikthyer në formën optimale dhe ndeshjen ndaj Teutës pritet ta nisë titullar.

Kujtojmë që 31-vjeçari u dëmtua në derbin kundër Partizanit, ndërsa në sfidën e fundit përballë Skënderbeut luajti vetëm 6 minutat e fundit pasi ende nuk ishte në formë. Por, tashmë Dita ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për urdhrat e trajnerit Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat