Vllaznia shet yllin e ekipit

Futboll

Vllaznia shet yllin e ekipit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:52
Vllaznia

Rejan Alivoda nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Mesfushori kuqeblu ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me shkodranët, për të nisur një të re në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Alivoda do të transferohet në Dubai, te ekipi Ittihad Kalba.

Sipas shtypit, këta të fundit do të paguajnë 200 mijë euro për kartonin e futbollistit te Vllaznia, ndërsa vetë klubi shkodran do të mbajë edhe 20 përqind të kartonit të  21-vjeçarit në rast rishitje.

Kujtojmë që Alivoda ka qenë pjesë e KF Shkodra, për të kaluar më pas te moshat e Vllaznisë. Me kuqeblutë, Alivoda ka luajtur te të gjitha ekipet zinxhir, derisa arriti të ishte protagonist dhe në ekipin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat