Rejan Alivoda nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Mesfushori kuqeblu ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me shkodranët, për të nisur një të re në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Alivoda do të transferohet në Dubai, te ekipi Ittihad Kalba.
Sipas shtypit, këta të fundit do të paguajnë 200 mijë euro për kartonin e futbollistit te Vllaznia, ndërsa vetë klubi shkodran do të mbajë edhe 20 përqind të kartonit të 21-vjeçarit në rast rishitje.
Kujtojmë që Alivoda ka qenë pjesë e KF Shkodra, për të kaluar më pas te moshat e Vllaznisë. Me kuqeblutë, Alivoda ka luajtur te të gjitha ekipet zinxhir, derisa arriti të ishte protagonist dhe në ekipin A.