Shpaloset formacioni i javës së parë në Ligën e Kampionëve  

Futboll

Shpaloset formacioni i javës së parë në Ligën e Kampionëve  

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:05
Formacioni

Të enjtën u mbyll java e parë e formatit të ri në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25.

Faqja e njohur e statistikave “Sofascore” ka publikuar formacionin e javës.

Në këtë 11-she me notën më të lartë është sulmuesi i Bajern Munihut, Hari Kejn (10) – i cili shënoi katër gola në fitoren e klubit të tij 9:2 ndaj Dinamo Zagreb.

Në formacion janë edhe tre lojtarë tjerë të Bajernit: Xhamal Musiala, Olise dhe Xhoshua Kimih.

Në portë është futur portieri i Shakhtarit, Riznik – i cili bëri pritje fantastike në ndeshjen e parë ndaj Bolonjas. Mbrojtja është e udhëhequr nga Gvardiol që ka në krah edhe Shloterbekun dhe Skallsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat