Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë ultimatum Paulo Fonsekës, në qoftë se nuk fiton derbin me Interin ai do të shkarkohet.
Nuk ka alternativë tjetër për trajnerin e Milanit pas gjashtë humbjeve radhazi.
Suedezi është vënë me shpatulla pas muri nga Kardinale deri te Furlani dhe Monkada.
Drejtori ekzekutiv i kuqezinjve dëshiron që në pankinë të sjellë Alegrin ose Mauricio Sarrin por Ibra nuk do asnjërin prej tyre. Ai po mendon për ish futbollistin e Juventusit, Igor Tudor, i cili ka qenë trajner i Lacios.
Tani pritet të shohim se çfarë do të ndodh në derbin e së dielës.