Zirkzee: Nuk e kisha fiksim Premier Leaguen

Futboll

Zirkzee: Nuk e kisha fiksim Premier Leaguen

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:27
Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee, sulmuesi i ri i Manchester United, i cili u transferua në Premier League nga Bologna në verë, foli sërish në një intervistë për “ViaPlay”, duke sqaruar se në çdo rast nuk ishte obsesion për të që të zbarkonte në Angli:

“Për të qenë i sinqertë, nuk e kam parë me lakmi Premier League. Kurrë nuk kam thënë me vete: Unë dua të luaj në Premier League. Sidoqoftë, kjo ndodhi, fatmirësisht u transferova në një klub thjesht të madh. Pra më tërhoqi më shumë Manchester United, jo aq shumë kampionati”.

Zirkzee shpjegoi gjithashtu se sa shumë po e ndihmon Ruud Van Nistelrooy, zëvendësi i trajnerit Ten Hag: “Dua ta mbaj sekret atë që më thotë, por është fantastik. Ai ishte sulmues, bëjmë punë të detajuara bashkë në stërvitje.

Mënyra se si punon me mua është shumë e rëndësishme, mund ta kuptoj dhe të mësoj shumë prej tij. Ndër ata sulmues që luajtën në Premier League, të cilët i kam adhuruar, mund të përmend Cristiano Ronaldo, Robin van Persie dhe Dennis Bergkamp”.

Joshua Zirkzee ka shënuar tashmë një gol me “Djajtë e Kuq” në Premier League (2024-2025), kompeticion në të cilin ka luajtur 4 ndeshje, për gjithsej 250 minuta. Ai gjithashtu krenohet me një gol në Kupën EFL.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat