Keqardhja e vetme në karrierë e Del Pieros

Futboll

Keqardhja e vetme në karrierë e Del Pieros

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 12:56
Alesandro Del Piero

Legjenda e Juventusit Alesandro Del Piero është shfaqur si kurrë më parë në një intervistë ku ka folur për vitet e tij të arta me “Zonjën” e vjetër, por gjithashtu i shkel syrin drejtuesëve për një post në klub.

Në retrospektivën që Del Piero bën, flet pa filtra për ngjarje të ndryshme te Juvja, përngjet si dhe shembujt që ai ka ndjekur.

“Keqardhja e vetme në karrierën time është finalja e humbur e Europianit.

Unë kam një mentalitet ku fitimi i titujve ishte objektivi im kryesor.

Isha i lumtur gjithmonë kur shënoja gol dhe fitoja, ishte skenari më i mirë për mua. Mentalitetin e fituesit e kam pasur që fëmijë”, shprehet fillimisht Del Piero që më pas flet për raportin që ka me kamerën dhe peshën e fjalës që një idhull ka te publiku.

“Kur jam përballë kamerave mendoj mbi të gjitha për fëmijët. Për këtë gjë nisem nga vetja, sepse kur isha i vogël dëgjoja gjithmonë Platininë se çfarë thoshte dhe bënte.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat