Mbrojtësi i Liverpoolit ofron 100 milionë euro për të blerë ekipin elitar francez!
Trent Aleksander-Arnold është duke planifikuar të bëjë një investim të madh në sportin e futbollit.
Lojtari i Liverpoolit ka ofruar 100 milionë euro për ta blerë skuadrën e njohur nga Franca, FC Nantes.
“L’Equipe” raporton se mbrojtësi i kombëtares së Anglisë këtë ofertë e ka bërë përmes një firme investimi me bazë në Londër. Nantes bën gara në Ligue 1 dhe gjatë këtij sezoni ka grumbulluar shtatë pikë në pozitën e 5-të.
Kujtojmë se oferta që ka bërë mbrojtësi anglez është shumë më e lartë sesa pasuria e tij, që shkon vetëm deri në 25 milionë euro.