Raja, ndal katër nga tetë penalltitë e fundit ndaj Arsenalit!
Portieri i Arsenalit, David Raja, ishte njeriu i vendimit në përballjen në mes Atalantës dhe Arsenalit dhe për shkak intervenimeve të pabesueshme, skuadra londineze mbeti e pamposhtur në transfertën ndaj skuadrës italiane.
Raja ia priti penalltinë Retegit dhe jo rastësisht, statistikat thonë se kohëvë të fundit ai ndalon çdo të dytën penallti.
Nga tetë goditjet e fundit nga pika e bardhë, David Raja ka pritur katër prej tyre.