Nainggolan: Shkarkimi i De Rossit ishte çmenduri e pastër

Futboll

Nainggolan: Shkarkimi i De Rossit ishte çmenduri e pastër

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 13:21
Radja Nainggolan

“Reagimi i parë kur lexova njoftimin për shkarkimin e De Rossit? Mua më dukej një çmenduri e pastër.

Sezonin e kaluar erdhi në stolin e Romës duke thënë se nuk i interesonin as paratë, më pas fitoi konfirmimin me rezultate të mira. Presidenca verdhekuqe i dha një kontratë 3-vjeçare, të cilën e shpalli me bujë të madhe, ndërsa tani…”

Më tej, ish-mesfushori verdhekuq, Radja Nainggolan, u shpreh kështu në një intervistë të gjatë për “Il Tempo”, lidhur me shkarkimin e De Rossit: “Pas katër ndeshjesh të këtij sezoni ai u shkarkua, më duket e çuditshme, një çmenduri e pastër.

Ata mund të thonë çfarë të duan për rezultatet, por nëse të gjithë lojtarët janë në anën e tij, me sa duket ka diçka më shumë se çfarë thotë presidenca.

Ky shkarkim më duket si një çmenduri, nuk mund të justifikohet me faktin se ai barazoi tri nga katër ndeshje, në fund humbi vetëm një ndeshje”.

Çfarë të ardhmeje sheh për Romën tani belgu dhe çfarë mendon për trajnerin Juric? Ja si përgjigjet ai: “Juric bëri mirë te Torino dhe Verona. Tashmë është në një ekip të madh, duhet të nxjerrë pak më shumë në pah cilësitë e lojtarëve.

Ai gjithmonë ka luajtur futboll shumë fizik dhe intensiv. Roma nuk ka ekip për një futboll të tillë. Nuk do të jetë e lehtë të kualifikohet në Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat