20 shtator – Gjatë kësaj të diele do të zhvillohen ndeshjet e javës së 6-të në elitën e futbollit maqedonas.
Vëmendja kryesore është në derbin mes Struga Trim Lum dhe Shkupi, takim ky që ka qenë gjithmonë i rivalizuar në vitet e fundit.
Struga renditet në vendin e tretë me 10 pikë, kurse Shkupi i shtati me 5 pikë.
Futbollisti i Struga Trim Lum, Arbi Vosha tha për Open-TV se pret një ndeshje shumë të luftuar, por që ai dhe bashkëlojtarët e tij do të luftojnë për fitoren e madhe.
“Presim një lojë të vështirë, pasi ky është një ndeshje derbi. E respektojmë Shkupin, i kemi analizuar mirë dhe besojmë që tre pikët do të mbesin në Strugë. Po kam luajtur për Shkupin, kam shumë respekt.
Kam kaluar një sezon të mirë, kam shumë miq atje. Respekt edhe për tifo grupin Shvercerët që më kanë mbështetur gjatë kohës që luaja për Shkupin. Por futbolli është i tillë, tani jam në një sfidë të re dhe jam optimist për fitoren”, tha Vosha.
Ndeshja e së dielës do të zhvillohet në ora 15:00.