Ferrara: Më kujton Celentanon

Futboll

Ferrara: Më kujton Celentanon

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:01
Ferrara e Conte

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Napolit, Ciro Ferrara, foli për “Gazzetta dello Sport” në kuadër të ndeshjes mes dy skuadrave në fjalë, duke iu referuar veçanërisht rikthimit të Antonio Contes në “Allianz Stadium”: “Antonio po kthehet në Torino, qyteti i tij i adoptuar, në stadiumin që u pagëzua nga ekipi i tij më 2011. Është një rikthim që bën zhurmë, ndriçon shpirtrat e të dyja tifozërive”.

Çfarë shije do të kenë këto 90 minuta për Conte: “Shije të hidhur. Populli napoletan e adhuron Antonio, por unë besoj se njerëzit e Juventusit nuk mund të ndalojnë së dashuruari atë. E njëjta gjë vlen edhe për Antonio, i cili ra në dashuri me Napolin, me tifozët e saj, me projektin, por mbetet i lidhur me Juventusin dhe Torinon.

Situata e tij më kujton këngën e Celentanos, ‘Storia d’amore”. Pse, do pyesini ju? Ajo këngë tregon për një dashuri kapriçioze, të refuzuar fillimisht, me një epilog të papritur: ‘Dhe për të më bërë xheloz, atë natë buzë detit ajo erdhi me ty’.

Deti në këtë histori është Gjirit i Napolit, nata është nënshkrimi i tij me blutë. Unë shoh shumë romancë dhe poezi në këtë ndeshje. Të gjithëve do të na rrahë zemra, edhe mua. Janë rrahjet e zemrës së tifozit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat