Në sfond, edhe Marc Guehi i Crystal Palace

Futboll

Në sfond, edhe Marc Guehi i Crystal Palace

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:04
Liverpool

Team Talk ka zbuluar disa thashetheme merkatoje në lidhje me Liverpulin: “të kuqtë” po lëvizin që tani për të gjetur një zëvendësues të mundshëm për Virgil Van Dijk, mbrojtësin holandez, kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm.

Ndër pistat e marra në konsideratë do të ishte edhe ajo që çon te qendërmbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer, i cili së fundmi zgjati marrëveshjen e tij me bardhezinjtë deri në vitin 2029: klubi italian e vlerëson kartonin e lojtarit 70 milionë euro.

Emra të tjerë në listën e anglezëve janë ata të Gonçalo Inacio të Sporting Lisbonës dhe Loic Badé të Sevillas.

Në sfond, edhe Marc Guéhi i Crystal Palaces, me vlerë 90 milionë euro, por që i skadon kontrata në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat