Dëmtimi që Stivi Frashëri mori përballë Kukësit, duket të jetë i rëndë. Portieri i kuqezinjve u zëvendësua në minutën e 89-të, teksa është mësuar dhe koha e përafërt që ai do të qëndrojë jashtë fushës.
Rreth 3-4 javë pritet që të zgjasë rikuperimi i portierit të Flamurtarit, duke lënë kështu të tijët në ‘baltë’ për disa ndeshje radhazi.
Me shumë mundësi, 34-vjeçari do të mungojë ndaj Apolonisë, Valbonës, Pogradecit, Kastriotit dhe Lushnjës.
Pikërisht, duke nisur që në ndeshjen e kësaj të diele përballë Apolonisë, vendin e Frashërit do ta marrë Ariol Kaloshi. 24-vjeçari ka qenë edhe më parë portier titullar te kuqezinjtë duke spikatur me paraqitjet e tij.