Motta: Napoli i ndërtuar për të fituar kampionatin

Futboll

Motta: Napoli i ndërtuar për të fituar kampionatin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 14:15
Motta

Pasi përfunduan angazhimin e tyre në Champions League me një fitore ndaj PSV-së, tashmë është koha që Juventusi të mendojë për kampionatin dhe kundërshtarin e radhës: Napolin e Antonio Contes.

Një sfidë ndryshe nga të tjerat për tifozët e Juventusit, ndërsa Thiago Motta, pas dy barazimeve pa gola radhazi, dëshiron të fitojë sërish.

"Ne përballemi me një ekip të madh të ndërtuar për të fituar titullin - komentoi trajneri i Juventusit në konferencë -, por ne duam të rritemi dhe do të mundohemi për të imponuar lojën tonë.

Conte? Marrëdhënie fantastike, por nuk është një sfidë mes meje dhe tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat