Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po planifikon që verën e ardhshme të bëjë transferime nga Premier League.
Rodri (Man City), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), William Saliba (Arsenal) dhe Cristian Romero (Tottenham), janë lojtarët që janë të lidhur me gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Sipas medieve britanike, ‘Los Blancos’ synojnë që në verën e ardhshëm të transferojë në Madrid njërin prej tyre.
Skuadra ‘merenguese’ synon Rodri-n, i cili fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën, si zëvendësues i Toni Kroos.
Megjithatë, mesfushori mbrojtës ka një kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe nuk do të jetë i lirë.
Alexander-Arnold është një tjetër lojtar që është në listën e madrilenëve. Mbrojtësi i djathtë mund të bashkohet si Bosman pasi kontrata e tij me Liverpool skadon në fund të sezonit.
Edhe Saliba i Arsenalit dhe Romero i Tottenhamit, janë në listën e skuadrës Carlo Ancelottit.
Krerët e Real Madridit thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të kontaktojnë lojtarët në fjalë për të shikuar mundësinë e transferimit të njërit nga tek madrilenët verën e ardhshme.