Ujqit bëjnë thirrje për përkrahje masive ndaj Llapit në përballjen e së shtunës.
Tifogrupi i njohur i Ferizajit, ‘Ujqit’ kanë bërë thirrje për një mobilizim të madh të tifozëve për ndeshjen e ardhshme kundër Llapit, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë,.
Duke përjetuar një periudhë jo të lehtë për klubin e tyre të zemrës, ata kanë kërkuar që përkrahja për skuadrën të jetë e pandërprerë, pavarësisht rezultateve.
“Duhet të tregojmë që jemi aty jo vetëm në fitore, por edhe në momente të vështira” shkruan tifogrupi në thirrjen e tyre publike.
Përkrahësit e zjarrtë të Ferizajit kanë theksuar se dashuria për klubin nuk zbehet as në humbje, përkundrazi, sfidat e forcojnë edhe më shumë lidhjen mes tifozëve dhe skuadrës.
Ujqit kanë bërë apel që të gjithë tifozët të grumbullohen që nga ora 14:00 para Stadionit të Qytetit në Ferizaj për të krijuar një atmosferë të veçantë dhe për t’i dhënë mbështetje maksimale lojtarëve në këtë ndeshje të rëndësishme.
Ndeshja ndaj Llapit është një mundësi për Ferizajin që të rifitojë besimin dhe të kthehet në rrugën e rezultateve pozitive, dhe për këtë arsye, mbështetja e tifozëve do të jetë kyçe.