Gasperini: Keqardhje për penalltinë

Futboll

Gasperini: Keqardhje për penalltinë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 15:46
Xhan Piero Gasperini

Xhan Piero Gasperini është i keqardhur që Atalanta e tij nuk mori dot diçka më shumë nga ndeshja e parë kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve, për mënyrën sesi rrodhën gjërat.

Por sigurisht që pika ndaj skuadrës së Mikel Artetës është diçka që në fund të ditës i jep shumë optimizëm për të ardhmen.

“Ne patëm shansin për të kaluar në avantazh 1-0, me penalltinë dhe goditjen pasardhëse. Është për të ardhur keq, sepse Retegui bëri një lojë të shkëlqyer.

Ne kishim një mbrojtje fantastike dhe luajtëm me personalitet. Arsenali është një skuadër e shkëlqyer, shumë e vështirë për t’u mposhtur. Ne bëmë atë që duhej të bënim në këtë ndeshje dhe pika është diçka pozitive.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat