Besa e Dobërdollit për trajnerin e ri vendos pas ndeshjes me Pelisterin

Futboll

Besa e Dobërdollit për trajnerin e ri vendos pas ndeshjes me Pelisterin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 16:48
Besa e Dobërdollit

KF Besa e Dobërdollit gjatë ditës së sotme njoftoi për ndërpererjen e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Tanevski, me të cilin edicionin e kaluar shkruajtën historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në histori në elitën e futbollit vendor.

Pas këtij vendimi mediat sportive në vend filluan të përmendin edhe emra potencial, që do të uleshin në bankinën e skuadrës nga Dobërdolli. Ndër emrat e përmendur, ishin ai i Bruno Akrapoviç dhe Berat Imerit, mirëpo asnjëri prej tyre deri më tani nuk është kontaktuar nga drejtuesit e skuadrës shqiptare.

Për trajnerin e ri, ata thonë se do të vendosin vetëm pas ndeshjes së xhiros së 5-të kundër Pelisterit.

“Jemi në kontakte me disa trajner, mirëpo gjithçka do të vendoset pas ndeshjes me Pelisterin. Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe se në ditët në vijim do të vendosim për trajnerin e ri” – u shpreh Drejtori i Besës së Dobërdollit, Izair Emini.

Në pyetjen tonë se pse erdhi deri te ndërprerja e bashkëpunimit me Aleksandar Tanevskin, Emini u përgjigj: “Mendojmë se ekipi për momentin ka nevojë për ndryshim dhe se na nevojitet diçka e re, ose më mirë thënë një frymë e re në skuadër”.

Me shumë gjasa trajneri i ri i Besës së Dobërdollit do të jetë vendor, ndërsa të dielën kundër Pelisterit në Gostivar, skuadra do të udhëhiqet nga ndihmësi Burim Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat