Maqedonia për grupmoshat deri në 15 vjet, ka zhvilluar edhe një ndeshje tjetër të mirë, duke regjistruar fitore të re në turneun ndërkombëtarë zhvillimor të UEFA-s, që këtë vit po mbahet në Moldavi.
Në raundin e dytë të turneut ndërkombëtarë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Iljami Iseni, me plotë meritë arritën fitore ndaj përfaqësueses së Andorrës me rezultatin bindës 3:0.
Maqedonia që në fillim imponoi iniciativën, e shtyu kundërshtarin në gjysmën e tij, luajti hapur dhe kjo rezultoi me gol në minutën e 14-të. Pas depërtimit të shkëlqyer, Krstevski bëri një pasim efektiv deri te Vasovski, i cili shfrytëzoi situatën e shkëlqyer në të cilën u gjend dhe shënoi gol për epërsinë 1:0.
Në minutën e 28-të, një mundësi tjetër për futbollistët tanë, Boeski dërgoi një goditje të shkëlqyer nga distanca, por portieri i Andorrës bëri një ndërhyrje të shkëlqyer, e cila nuk e lejoi të rrisë epërsinë. Në minutën e 35-të edhe Vasoski pati një mundëi të mirë, mirëpo goditja e tij përfundoi pranë portës kundërshtare.
Në vazhdim, Krstevski dhe Alimi nuk shfrytëzuan raste të mira për gol. Në minutën e 59-të, me plotë meritë futbollistët tanë përmes Veleskit erdhën në avantazh prej 2:0. Në minutën e 90-të, Ristiq pas një super slalomi shënoi edhe një gol tjetër për Maqedoninë, me të cilin u vendos edhe rezultati përfundimtarë 3:0.
UEFA turneu ndërkombëtarë zhvillimorë, Moldavi 2024:
Maqedonia-Andorra 3:0 (1:0);
Maqedonia:Andrej Jankullovski, Zuber Mursel Matej Fenev, Kristija Neloski ©, Amar Akiki, Matej Boçeski, Lis Imeri, Vigan Tairi, Marin Krstevski, Pavel Stojanov, Petar Vasoski;
Banka rezervë: Dimitar Petrov, Kalin Avramovski, Mihajllo Pavlov, Stefan Ristiq, Adrian Veleski, Arijon Alimi, Dardan Ademi, Kosta Georgievski, Ognen Sivevski;