Prishtina ka shkëlqyer në përballje me Dukagjinin e Klinës, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 në kompleksin nacional në Hajvali.
Në 45 minutat e parë ishte e qartë se Prishtina do të kthente duarbosh Dukagjinin.
Në minutën e 19-të, Albin Krasniqi kalon në epërsi skuadrën me renome.
Pjesa e dytë ishte në favor të Prishtinës, duke shënuar edhe dy gola tjerë.
Krasniqi ka shënua edhe në minutën e 48-të dhe Llugiqi në të 69-tën për 3:0.
Pas javës së gjashtë Prishtina merr përkohësisht kreun me 10 pikë por ka një ndeshje më pak dhe Dukagjini renditet në vend të shtatë me 6 pikë.