Duket se ka rënë miti për Shkëndijen e Tetovës.
Të paktën sipas “Transfermarkt”, faqe e specializuar për vlerat e klubeve dhe lojtarëve.
“Pas 6-7 vitesh, klubi tetovar nuk e ka më ekipin më të shtrenjtë në ligën elitare në Maqedoni.
Shkendija tashmë është e dyta dhe pas këtij afati kalimtar veror, ekipi më i vlefshëm apo më i shtrenjtë është kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, me 5.520.000 euro, ndërsa skuadra e Shkendijës vlen “vetëm” 4,990,000 euro.
Ndryshe, totali i ligës, sipas “Transfermarkt”, kap vlerën e 38.410.000 euro, që nuk është për t'u lavdëruar.
Çuditërisht Brera është në pozitën e tretë, e më interesanti është se Gostivari është edhe i teti me 3.060.000 euro”, shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.
Tabela e klubve:
1. Struga Trim Lum 5.520.000 euro
2. Shkendija 4.990 000
3. Brera 4.690 000
4. Shkupi 3.530.000
5. Rabotniçki 3.400 000
6. Sileksi 3.100 000
7. Vardari 3.090.000
8. Gostivari 3.060.000
9. Tikveshi 2 930 000
10. Besa 2. 000 000
11. Pelisteri 1.080.000
12. Voska 1.050.000