Është interesant se lojtari më i shtrenjtë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll, nuk i afrohet shifrës së njëmilionëshit.
Të paktën sipas “Transfermarkt”, faqe e specializuar për vlerat e klubeve dhe lojtarëve.
“Sa për lojtarë individualë, asnjë lojtar në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut nuk është as afër 1 milion euro.
Me nga 600 mijë euro, më së shumti vlejnë Radeski (Struga TL), si dhe Cake dhe Ahmedi (Shkendija).
Në krye me një vlerë prej 500 mijë eurosh është Shala (Shkendija), dhe Bosançiç (Vardari).
Vllajkoviç (Struga TL) dhe Kehinde (Strugë) janë me vlerë 400 mijë”, - shkruan mediumi maqedonas “Sportsport”.
600,000 euro:
Marjan Radeski (Struga Trim Lum), Valon Ahmedi (Shkendija), Klisman Cake (Shkendija)
500,000 euro:
Adenis Shala (Shkendija)
400,000 euro:
Nemanja Bosançiç (Vardari), Nikola Vllajkoviq (Struga Trim Lum), Lanre Kehinde (Struga Trim Lum)
350,000 euro:
Marjan Ristovski (Brera), Sava Radiq (Struga Trim Lum), Arbi Vosha (Struga Trim Lum), Gjorgje Ivkoviq (Brera), Besart Krivanjeva (Struga Trim Lum), Gjorgje Jankullov (Brera), Marko Gjorgjevski (Sileksi), Jumeni Kanda (Shkupi).