Marash Kumbulla duket se është rikthyer në versionin e tij më të mirë.
Pas dëmtimit të pësuar dhe rikthimit te Roma, mbrojtësi shqiptar nuk po gjente hapësira. Më pas mbërriti huazimi te Sasuolo që jo vetëm nuk ishte i goditur, por një pjesë të madhe të përgjegjësisë për faktin që kjo skuadër ndodhet tanimë në Serinë B, e ka padyshim edhe Kumbulla.
Por lojtari i Kombëtares është rikthyer të luajë në nivelet më të larta. Këtë e pamë më së miri edhe në ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ku Kumbulla shkëlqeu. Nga krahu tjetër, media spanjolle “Lagradonline” ka bërë një vlerësim të madh për lojtarin tonë.
“Kumbulla i Espanjol të kujton lojtarin për të cilin Roma pagoi 25 milionë euro në verën e vitit 2020. Që nga ardhja e tij, ai ka dëshmuar se është mbi pritshmëritë, duke fshirë dyshimet se paraqitjet e tij të fundit në futbolli italian, tregonin për nivelin jo të mirë. Me fizikun e tij imponues dhe stilin agresiv të lojës, Kumbulla ka mahnitur tifozët e Espanjol, të cilët e shohin atë si një lider në mbrojtje dhe një nga lojtarët e rinj kyç të skuadrës.
Kumbulla ka luajtur katër ndeshje në kampionat për Espanyol, të gjitha si titullar dhe ndikimi i tij në mbrojtje ka qenë i menjëhershëm. Shqiptari ka treguar një soliditet dhe vendosmëri që i nevojitej në linjën mbrojtëse të skuadrës së Manolo González.
Aftësia e tij për të fituar duelet, për të parashikuar lojërat e kundërshtarit dhe agresiviteti i tij në momentet kyçe kanë qenë vendimtare në Espanyol duke shfaqur një imazh konkurrues në të gjitha ndeshjet ku ka marrë pjesë këtë sezon.
Megjithatë, krahas këtyre aspekteve pozitive, ka dalë edhe një negativ: tendenca e tij për të marrë letra. Kumbulla është paralajmëruar në secilën prej katër ndeshjeve që ka luajtur, duke grumbulluar tashmë katër kartonë të verdhë deri më tani këtë sezon. Kjo e bën atë lojtarin më të paralajmëruar në La Liga, një fakt që shkakton shqetësim në stafin e trajnerëve, pasi një karton më shumë do ta çonte në pezullim”, shkruan media spanjolle.