Në vitin 2007, Lionel Messi ishte në fillim të një karriere të madhe dhe gjyqtari kilian Carlos Chandia e dinte se argjentinasi do të ishte një emër i madh në botën e futbollit.
Për shkak të kësaj, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, në këmbim të fanellës së Messit, ai vendosi të falte prekjen me dorë të qëllimshme dhe i dha atij mundësinë për të luajtur në finale.
Duke folur për TNT, Chile Chandia tha: “Pa asnjë nevojë, Messi kapi topin me dorë në mes të fushës.
Meqenëse nuk kishte asnjë shans për të shënuar për Meksikën në atë aksion, unë i thashë: “Kjo është karton të verdhë, por unë do ta fal. Mjafton të më japësh fanellën tënde pas ndeshjes. Kështu e mora fanellën.
Rezultati ishte 3-0 për Argjentinën, kur kishin ngelur edhe dy minuta nga fundi. Nëse do t’i jepja kartonin e verdhë Mesit, ai nuk do të luante në finalen e Copa America”, zbuloi Chandia..