"Tirona Fanatics" bën detyrën për klubin e zemrës

Futboll

"Tirona Fanatics" bën detyrën për klubin e zemrës

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:11
Tirona Fanatics

Tirana do të sfidojë nesër në orën 20:00 Partizanin në derbin e shumëpritur që do të luhet në ‘Air Albania’.

Bardheblutë vijnë pas një ecurie prej 5 barazimesh që duket si një ‘thikë’ me dy presa pasi nga njëra anë janë pa asnjë humbje, nga ana tjetër nuk kanë shijuar as fitoren.

Nëse ka një moment perfekt për të përmbysur situatën është pikërisht derbi që një fitore vlen më shumë sesa 3 pikë. Spektakli është i garantuar, kjo është ‘traditë’ disavjeçare dhe për këtë kanë meritë absolute tifozët.

Ultrasit bardheblu, ‘Tirona Fanatics’ kanë shitur të gjitha biletat që kishin në dispozicion dhe nesër, tribuna që i përket Tiranës do të jetë totalisht e mbushur. Siç ndodh zakonisht, tifozë të tjerë bardheblu mund të ‘spostohen’ nga ‘karshia’ duke u bashkuar me ata të Partizanit për të ndarë stadiumin në dy ‘kampe’.

Interesi ka qenë shumë i lartë në 2 ditët e fundit dhe pritet të rritet akoma më shumë në ditën e ndeshjes që është bërë ‘zakon’ për t’i blerë biletat në momentin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat