Katër ekipe të mëdha evropiane raportohet se po konsiderojnë mundësinë që të bëjnë një lëvizje për Mason Greenwood dhe po monitorojnë progresin e tij tek Marseille.
Ish-sulmuesi i Manchester United u largua nga Liga Premier vitin e kaluar në përpjekje për të rindërtuar karrierën e tij jashtë Anglisë.
22-vjeçari ka nënshkruar për Marseille në Francë gjatë kësaj vere, pasi impresionoi me paraqitjet e tij tek Getafe në huazim sezonin e kaluar.
Sipas një raportimi nga HITC, Real Madridi, Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain po monitorojnë situatën e Greenwoodit në jug të Francës.
Gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Real Madridi veçanërisht janë të interesuar për Greenwood pasi raportohet se kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si ka luajtur për Getafen.
United u pajtua që ta shesë sulmuesin anglez për 26.6 milionë euro gjatë verës, dy vite pas paraqitjes së tij të fundit me klubin që erdhi në janar të vitit 2022.
Që prej se iu bashkua Roberto De Zerbit tek Marseille, Greenwood ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tek një tjetër duke luajtur në krahun e djathtë të sulmit.
Në rast se kompletohet transferimi i tij tek njëra prej këtyre katër klubeve, atëherë nga kjo situatë do të përfitonin edhe ‘Djajtë e Kuq’ për shkak të faktit se kanë përfshirë një klauzolë të shitjes së tij në të ardhmen prej 50 për qind.