Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë sjell xhiron e gjashtë në program.
Kampionët në fuqi në këtë xhiro do të përballen me Shkupin në qytetin buzë liqenit. Të dyja skuadrat shqiptare në këtë përballje vijnë pas barazimeve në xhiron e fundit, duke kërkuar fitoren që është shumë e rëndësishme për të dyja taboret për në renditjen e përgjithshme në vijim të kampionatit.
Përballje shqiptare do të ketë edhe në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pret Voska Sportin e Ohrit. Skuadra e Gostivarit në këtë xhiro do të luaj në transfertë ndaj Sileksit në Kratovë, teksa Besa e Dobërdollit do të pret Pelisterin.
Pjesë e programit të xhiros së gjashtë janë edhe takimet Tikveshi – Vardari dhe Rabotniçki – Brera. Të gjitha sfidat luhen të dielën, duke nisur nga ora 15:00.