Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi

Futboll

Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:16
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme (e shtunë) ndaj Espanyolit në ‘Santiago Bernabeu’.

Tekniku italian preku disa çështje të ndryshme, duke filluar që nga rotacionet e mundshme për dy ndeshjet e ardhshme e deri tek kritikat për lojën e dobët të Real Madridit dhe mungesën e ekuilibrit.

Ancelotti fillimisht tha se nesër do të jetë një mundësi e mirë që ai t’i pushojë disa prej yjeve kryesor të skuadrës, duke aluduar se emra si Arda Guler, Lucas Vazquez dhe Endrick mund të marrin më shumë minuta.

“Nesër mund të jetë një ditë e mirë për të bërë rotacione, por sot nuk është koha e duhur për ta thënë këtë”.

“Endrick do të jetë titullar në njërën nga ndeshjet e ardhshme. Me kualitetin që ai ka, është e natyrshme. Ai është shumë i përulur, flet shumë pak dhe punon shumë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Më herët gjatë javës u tha se Ancelotti po konsideron mundësinë që të luajë me katër mesfushorë që të fitojë më shumë ekuilibër.

“Është e vështirë për t’u thënë, por ekuilibri është diçka kolektive të cilën mund ta bësh me dy sulmues ose tre”.

“Të kesh një mesfushor më shumë nuk do të thotë më shumë ekuilibër. Debati tani mund të jetë? Çfarë është Bellingham? Sulmues, mesfushor?. Ekuilibri vjen përmes punës kolektive dhe ne do ta kemi atë, pa asnjë dyshim”.

“Shanset për gol që ekipet tjera kanë pasur ndaj nesh kanë qenë për shkak të gabimeve tona. Kjo do të thotë se duhet të mbrohemi më mirë, jo sepse nuk kemi ekuilibër”.

“Të gjitha shanset që Sociedadi i pati ishin për shkak të gabimeve tona ose pasimeve të këqija”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat