Guardiola: De Bruyne mund të jetë, kemi nevojë për Foden

Futboll

Guardiola: De Bruyne mund të jetë, kemi nevojë për Foden

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:44
Pep Guardiola

Trajneri i City-t, Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Arsenalit të dielën!

Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen kundër Arsenalit të dielën: "Ne jemi një ekip i mirë, por ata janë gjithashtu të mirë. Ata bëjnë shumë, shumë gjëra të mira në të gjitha aspektet; në presionin e lartë, në mbrojtjen e thellë, në tranzicion”.

“Është një ekip i kompletuar, absolutisht i kompletuar, prandaj ata kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj në dy sezonet e fundit. Çdo vit ata janë më të fortë. Thellësia e ekipit, shtimi i më shumë lojtarëve, cilësia maksimale. Çdo sezon ata bëhen gjithnjë e më mirë”.

Gjendja e De Bruyne - "Sot ndihet pak më mirë, por ende nuk është në formë. Ka ditë pushimi, nesër do të ketë stërvitje dhe do të shohim. A mund të thirret? Mund të jetë...".

Foden që nga fillimi? - "Çdo lojtar ka nevojë për një pushim, pak pushim, dhe ai ka pasur disa probleme në javët e fundit, por luajti 45 minuta të mira në ndeshjen e fundit. Ai ishte lojtari më i mirë në Premier League sezonin e kaluar,

kështu që padyshim që ne kemi nevojë për të! Intensiteti dhe presioni i tij, lëvizjet e tij në hapësira të ngushta janë ndër më të mirat në botë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të lumtur, ai është i lumtur dhe mund ta imagjinoni sa i lumtur jam që ai është kthyer!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat