Futbollisti brazilian, Endrick është duke shkëlqyer me fanellën e Real Madridit.
Ai ka realizuar dy gola në pesë ndeshje, mirëpo në asnjërën nga ato ndeshje nuk ka luajtur më shumë se 15 minuta.
Sa i përket formës dhe efikasitetit të tij ka folur edhe trajneri italian i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Ancelotti lavdëroi punën e madhe që ai bënë.
“Endrick është një djalë modest, ai nuk flet shumë. Ai thjesht punon shumë fort. Ai do të startojë në një nga ndeshjet e ardhshme. Sigurisht, Endrick ka një të ardhme të shkëlqyer”, tha Carlo.
Braziliani është 18-vjeçar dhe këtë verë u transferua nga Palmeiras tek Real Madridi.
“Los Blancos” ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë ndaj Espanyolit nesër me fillim nga ora 21:00.