Xhaka para rekordit në Zvicër! Befason për Xherdan Shaqirin

Futboll

Xhaka para rekordit në Zvicër! Befason për Xherdan Shaqirin

Nga: K. Goca Më: 20 shtator 2024 Në ora: 18:59
Futbollisti Taulant Xhaka

Futbollisti Taulant Xhaka është para rekordit në Zvicër, para ndeshjes së 400-të.

“Taulant Xhaka para ndeshjes së tij të 400-të”, është titulli i mediumit zviceran “Blick”.

Në një intervistë, Taulant Xhaka flet për rolin e tij në FC Baseli.

Ai shpreson për një tjetër titull.

Kush e mban shiritin e kapitenit?

“Nëse luaj nga fillimi, jam unë. Nëse jo, është Dominik Schmid, ndërsa pjesë e kapitenit është edhe Xherdan Shaqiri”, tha Xhaka.

Pas zëvendësimit në kupë javën e kaluar, Shaqiri e mbajti shiritin e kapitenit.

““Natyrisht, unë u aktivizova vonë.

Nuk do ta pyes Shaqirin për shiritin.

Të gjithë e dimë rolin tonë në ekip, dhe nuk ka rëndësi kush e mban atë”.“, - ka nënvizuar Xhaka.

Megjithatë, ka shumë spekulime për rolin tuaj. Ju nuk keni luajtur shumë minuta deri më tani këtë sezon. Mund të na ndriçoni?

“Jam gati kur trajneri ka nevojë për mua.

Dua të ndihmoj djemtë dhe të shijoj kohën që kam ende këtu.

Nuk ka kuptim të shqetësohesh për minutat e lojës.

Sigurisht, çdo lojtar dëshiron të luajë”, tha mes të tjera Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat