Fonseca të dielën do të luajë shanset e fundit për të mbetur në krye të Milanit, teksa vetëm një fitore duket se mund ta mbajë ende në këtë detyrë.
Për zëvendësuesin e portugezit ka nisur të diskutohet tashmë mes drejtuesve dhe idetë janë të ndryshme.
Sarri është një teknik që ata pëlqejnë, por emri që ka dalë së fundmi është ai Igor Tudorit, i cili është i preferuari i Zlatan Ibrahimoviq.
Milan do të përpiqen të punësojnë një trajner që e njeh tashmë kampionatin italian, ndërkohë që një ide që nuk duhet përjashtuar është edhe Allegri që ka fituar më parë një kampionat me kuqezinjtë.